Aksident mes dy veturave në rrugën Klinë-Pejë, tre të lënduar

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Klinë-Pejë, në fshatin Gllaviçicë.

Si pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të lënduarit janë duke u trajtuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal”, tha tutje Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.