Një person ka vdekur të dielen në një aksident trafiku që ka ndodhur të dielen në fshatin Konjuh të Lipjanit.
Sipas policisë tashmë i ndjeri ishte aksidentuar me veturën e tij, me një veturë të parkuar.
Viktima ishte dërguar në Ambulancën në Lipjan ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion