Aksident me fatalitet në Graçanicë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graçanicës.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Dje rreth orës 11:20  kemi pranuar informatën se në rrugën mes fshatrave Uglarë dhe Preoc të Graqanicës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës. Aktualisht policia ka nis një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.