Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident.
Hoxha nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.
“Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore. Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë”, tha Hoxha.