Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sonte në Pejë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore – njëri prej tyre me lëndime të rënda.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi, sipas të cilit në aksident janë përfshirë dy vetura
“Sonte, rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës te Dogana ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura”.
“Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, njësiti policisë ka dalë në vend ngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.