Aksident i rëndë trafiku në Gjilan, vdes një femër, katër persona të lënduar rëndë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Uglar të Gjilanit, ku ka mbetur e vdekur një femër, shtetase e Shqipërisë dhe tre persona të tjerë janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit, e cila thotë se në veturën që është vetaksidentuar kanë qenë 4 persona.

“Në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetë aksident ku, në vetur ishin katër persona. Si pasojë e vetëaksidentit , me lëndime të rënda janë dërgu në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit”, thotë për Reporteri.net Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai thotë se për rastin është njoftu prokurori i shtetit.

Hashani shton tutje se Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këti aksidenti të rëndë.