Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura e ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona.
Të dy kanë marrë trajtime mjekësore.
Këtë për Infokus e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai tregoi që aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:44.
“Sot më datë 04.12.2024, rreth orës 07:44 është raportuar për një aksident trafiku në fshatin Dubravë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar për në QKMF në Suharekë”, ka thënë Bytyqi, për Infokus.