Pesë pësona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në fshatin Gllarevë të Klinës, sot rreth orës 15:00.
Lexuesit kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihen se disa pasona kanë pësuar lëndime trupore.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka thënë se nuk kanë detaje për rastin, por në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet relevante.