Aleanca Kosova e Re, së shpejti pritet të zyrtarizojë koalicionin parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këtë e bënë të ditur vet këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, përmes një reagimi lidhur me njoftimin e tij se janë pranë një akordi parazgjedhor për bashkëqeverisje, njofton Klan Kosova.
”AKR po i afrohet koalicionit parazgjedhor me LDK-në e cila së shpejti do të zyrtarizohet. Është vullnet brenda partisë por edhe i elektoratit tonë. Na priftë e mbara!”.