Partia e Behgjet Pacollit (AKR), se ka përjashtuar koalicionin më njërën nga partitë e mëdha për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që sipas kësaj partie duhet të mbahen në fund të janarit apo fillim të shkurtit të vitit 2021.
Jetlir Zymberaj nga Aleanca Kosova e Re, pas takimit që ka zhvilluar me u.d të Presidentes, Vjosa Osmani, ku është diskutuar për datën e zgjedhjeve ka thënë se vendi duhet të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje.
“Jemi të pajtimit që vendi të shkoj sa më shpejtë në zgjedhje, mendojmë nga fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit”, tha Zyberaj.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë që partia e tij të shkoj në koalicion me një prej partive të mëdha.