Akil Gjakova humb gjysmëfinalen, ende ka shpresë për medalje

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të garës olimpike në xhudo në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova humbi nga kundërshtari azerbejxhanas, Hidayat Heydarov.

Sidoqoftë, përfaqësuesi i Kosovës mbetet ende në garë për ta fituar medaljen e bronztë.