Një memorandum bashkëpunimi është nënshkruar sot mes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), drejtori i AKI, Kreshnik Gashi dhe komandanti i FSK gjenerallejtënant, Rrahman RAMA kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe AKI-së.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie.
“Ky Memorandum përbën avancim dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre kushtetues dhe ligjor. Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë memorandum përfshinë aspekte të fushës së sigurisë, gjegjësisht shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe rreziqet ndaj vendit tonë, si dhe rritë mbështetjen e ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare dhe më gjerë”, thuhet në këtë komunikatë.