AKB e kundërshton vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që ndalon automjete transportuese dhe komerciale me peshë mbi 7.5 t nga data 14 korrik deri më 31 korrik të 2024,nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Ky kufizim është jo i analizuar mirë dhe do të këtë pasoja negative në ekonomin vendore dhe ndërkombëtare me rritjen e kostos së transportit, rritjen e kostos së logjistikës shkarkuese dhe ngarkese të mallrave si dhe rritjen e çmimeve për shërbime dhe produkte.
Agim Shahini, kryetar i AKB-ës thotë se Ministria e infrastrukturës duhet të rrit kriteret e kualitetin të ndërtimit të rrugëve dhe asfaltit, kualiteti i përballon edhe temperaturës së lartë edhe asaj të ulët e jo të ndalon qarkullimi e automjeteve komercial sepse kjo do të krijojë humbje të madhe ekonomik për bizneset kosovare.