Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe EURO-Asian Association for Business,Culture and Friendship me seli në Sofie-Bullgari nënshkruan marrveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me qëllim të rritjes të shkëmbimeve tregtare në mes bizneseve të dy shteteve Kosovë-Bullgari.
Kryetar i AKB-së, Agim Shahini tha se ky është një moment i ri për bizneset prodhuese vendore pas liberalizimi të vizave të gjejnë partner dhe konsumatorë në Bullgari dhe BE sepse produktet vendore janë më kualitet të lartë dhe e meritojn të jenë pran konsumatorëve të Evropë dhe më gjerë.
Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve-AKB dhe EURO-Asian Association for Business,Culture and Friendship me seli në Sofie-Bullgari Veselin Koshev tha se me Kosovën dëshirojm të punojmë edhe më shumë të rritjes së bashkëpunimit dhe investimeve në interes të dy shteteve tona dhe bizneseve anemban Ballkanit dhe Evropë.
Ne kemi besim në AKB dhe bizneset e Kosovës të cilat disa prej tyre janë brend ndërkombëtar dhe të fuqishëm.