Kjo është Valentina Gara.
“Kosova është shtet,mësohuni me të”, ishte kundërpergjigja e saj ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kur ai kishte thënë se shumë shtete do të tërheqin njohjen e Kosovës.
Këtë e kishte bërë në postimin në rrjetin social “Linked-in”, që është njëri ndër rrjetet më të mëdha të biznesit në botë. Ajo ka mijëra ndjekës të huaj në këtë rrjet dhe ç’është më e rëndësishmja ata janë kryesisht në pozita të larta shtetërore, udhëheqës të kompanive më të mëdha botërore si në fushën e aviacionit, ekonomisë, sportit apo kulturës, etj.

Pavarësisht që promovimi i kompanisë së saj(Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”) është njëra ndër prioritetet e saj, ajo eshte mjaft e fokusuar në promovimin e Kosovës, ku çdo gjë e ndërlidh me njerezit dhe vendin e bukur të shtetit, si dhe vazhdimisht kërkon ta avancoj pozitën e vendit tonë në botë.
Ja disa nga postimet e saj: Njiheni Republikën e Kosovës”, “Toka e njerëzve te mrekullueshëm-Kosova”, “Wshtë ditëlindja e 12-të e Kosovës sime”, etj.


Madje për disa shtete të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosoven, ajo tërhjek vemendjen dhe kërkon njohjen nga ta, duke marrë shembull edhe sukseset e sportistëve tanë.

“Të fluturojmë të lirë drejt botës. Faleminderit botë! Njohja e Pavarësisë së shtetit tonë, nuk duhet të jetë vonesë e storieve tona të sukseseve dhe as hezitim i juaji për të pranuar të vërtetën, prandaj pranojeni shtetin e Kosovës.”
Poashtu përmend edhe tolerancën fetare të popullit të Kosovës: Përafërsisht 95% janë të religjionit mysliman, por ne respektojmë të gjitha religjionet dhe festojmë të gjitha festat bashkë, pavarësisht cilës fe i takojmë.

/FrontOnline/