Asnjë rast i ri me koronavirus nuk është shënuar as sot në kryeqytetin e Kosovës. Kurse, në krejt Kosovën janë regjistruar 10 raste të reja.
Kështu ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në natën e së martës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është gëzuar lajmit se në Prishtinë s’ka raste të reja me Covid-19.
“0 (zero) në Prishtinë e 10 në krejt Kosovën. Është koha për kalendar që ju tregon qytetarëve se kur fillojnë të relaksohen masat”, ka shkruar ai në Facebook.
“Duke filluar nga dyqanet e vogla në fazën e parë e deri te gastronomia në fazën e fundit”, ka shtuar Ahmeti.
“Kemi nevojë për planifikim dhe masa ekonomike. Prishtina është gati për zbatim. Bashkë me qytetarët do të je dalim”, ka thënë Ahmeti.