Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga qytetarët të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ai tha se në të kundërtën mund të vijë deri te kthimi i masave drastike.
“Lajmi i mirë është se nuk janë shtuar rastet me komplikime më të rënda, andaj të respektojmë masat që kjo të vazhdojë. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”, theksoi kryetarin i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në 24 orët e kaluara në Prishtinë janë konfirmuar 46 raste të reja, derisa në nivel vendi u shënua shifër rekorde prej 129 rastesh me Covid-19.