Ahmeti: Testet serologjike janë në terminal doganor, po presim leje për t’i marr

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se është në pritje të lejes për marrjen e testeve serologjike që janë në terminal doganor.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk e kupton pse qeveritë i kanë ndaluar.

Postimi i plotë:

Edhe më tutje po presim leje për me i marr testet serologjike që janë ne terminal doganor në Kosovë e për përdorim të QMF-ve të Komunës tonë.
Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde. Ndryshojnë reagensët. Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar. Për asgjë tjetër do ta kemi informatën më të mirë rreth përhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar.
Përndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla.