Një studim i Bankës Botërore konstaton se pandemia COVID-19 do të rrisë nivelin e varfërisë dhe të papunësisë në Ballkanin Perëndimor.
Sipas këtij studimi, efektet në varfëri në Kosovë ka gjasë të jenë të mëdha, shumë njerëz pritet të humbasin vendin e punës e sidomos punëtorët sezonalë dhe të punësuarit në sektorin informal.
Më tutje, ky studim thotë se prej 57 mijë deri në 148 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një postim në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij rreth këtyre shifrave mjaftë të larta.
Duhet kujtuar që Ahmeti bënte thirrje të vazhdueshme që njerëzit të rrijnë të mbyllur në shtëpi e të cilët janë privuar nga mundësia për të punuar.
Shkrimi i plotë:
Banka Botërore në raportin e saj mbi efektet ekonomike te COVID19 ka thënë se prej 57 mijë deri në 148 mijë njerêz në Kosovë mund të bien në varfëri.
NJËQIND E DYZET E TETË MIJË
NJËQIND E KATËRDHJETË E TETË MIJË.
Në anglisht egziston një shprehje që përdoret për krejt tjetërçka por po më pëlqen sonte.
For Whom the Bells Toll
Për kënd bien këmbanat?
#ekonomia