Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti i sotëm me koronavirus në kryeqytet ka të bëjë me spitalin privat, ku u infektuan disa persona.
Ai ka njoftuar se numri total i rasteve aktive në Prishtinë është vetëm 11.
“E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave. Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazën e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”.