Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka parë me dyshim iniciativën e fundit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.
Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se gjatë takimit që e ka pasur me kryetaren e Kuvendit, kjo e fundit e ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit nuk është marrë vesh për masa kufizuese pasi jo të gjitha partitë janë pajtuar.
“Meqë Kuvendi nuk ka mundur të merr vendim, atëherë në vikend Ministri i Shëndetësisë ka marrë vendime individuale për komunën”, tha ai.
I pari i Prishtinës thotë se është e padrejtë që në këtë situatë të merren vendime që nuk kanë qartësi ligjore nëse janë vendime kushtetuese apo jo kushtetuese.
“Qytetarët nuk e kanë merituar këtë sepse në vend se të jemi të qartë, me sisteme të tilla nuk e di si mund të veprohet”.
Ahmeti thotë se qytetarët kanë pritur lajme të mira se kur mund të zbuten masat kufizuese.
“I ftojë qytetarët që të shikojnë ata numra që kanë publikuar qeveria, por më mirë është të qëndrojnë në shtëpi”.
Kryetari i Prishtinës thotë se është mjaft e vështirë që të dënohet me gjobë 3,000 euro ndonjë pronar që e hap dyqanin e tij të vogël për mbijetesë.