Ahmeti: Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por s’është e lehtë të kalosh transit

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti ka reaguar në Facebook pas kapjes së 400 kilogramëve drogë në komunën që ai udhëheq.

“Në Lipjan është e lehtë të bësh jetë, por nuk është e lehtë të kalosh transit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe pjesëmarrësit e tjerë në aksion.