Ahmeti: Lot, emocione, solidaritet e shpresë, axhi Sabri sonte e gjithmonë, Prishtina të ka në zemër

Ani pse tash e dy javë Prishtina është në karantinë, kryeqyteti sonte u gjallërua pas tingujve të Sabri Fejzaullahut nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaroi se koncerti i sontëm përcolli lot, emocione, kënaqësi por mbi të gjitha ngritje morali, solidaritet dhe shpresë.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Lot, emocione, kënaqësi por mbi të gjitha ngritje morali, solidaritet e shpresë.

Axha Sabri, sonte e gjithmonë Prishtina të ka zemër!

E ty Prishtinë vec Dashni!

💙

#rriNshpi