Ahmeti: Këtë fundjavë po e fillojmë me masa shtesë restriktive anti-COVID

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo fundjavë fillon me masa shtesë restriktive kundër përhapjes së COVID-19 me vendim të Qeverisë.

Sipas tij, rritja e madhe dhe e shpejtë e rasteve e ka rënduar edhe më tej situatën epidemiologjike në vend.

“Të gjithë duhet të jemi më të ndërgjegjshëm, ndaj vetes dhe të tjerëve rreth nesh, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit”.

“Sepse vetëm bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë. Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”.