Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se e ka marrë lejen nga institucionet shtetërore për të marrë testet serologjike të ndaluara në doganë që para katër muajsh.
“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.