Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është kundër mbylljes totale të Prishtinës.
“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë!”
“Po masave për ngadalësim të COVID-19, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra. Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Twitter.