Barcelona ka konfirmuar se ka transferuar Sergio Agueron.
Sulmuesi argjentinas i është bashkuar klubit katalunas si lojtar i lirë nga Manchester City.
Pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, aty ku Citizens u mposhtën nga Chelsea 1-0, lojtari është nisur drejt Barcelonës për ta mbyllur transferimin.
“FC Barcelona dhe Sergio ‘Kun’ Agüero kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me Klubin nga 1 korriku kur skadon kontrata e tij me Manchester City”, thuhet në njoftim.
“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23 dhe klauzola e tij e blerjes përcaktohet në 100 milionë euro”.