Asociacion i Gazetarëve të Kosovës ka marrë me shqetësim sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.
Gazetari Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona të cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje.
Rasti është konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet.
“AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autorët t’i sjellin para drejtësisë”, është thënë në reagimin e AGK-së.