Agjencia Kundër Korrupsionit e ka shqyrtuar rastin e ministrit Kuçi ku dyshohej se mund të kishte pasur konflikt interesi në dhënien e një tenderi për kompaninë ku ai ka aksione.
Vendimi i publikuar më 24 dhjetor të vitit të kaluar thotë se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi i ministrit Kuçi.
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni të ndaj me ju vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në rastin e shqyrtuar nëse ka pasur konflikt interesi midis pozitës sime si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, me tenderin e fituar nga kompania “Hidroterm” në ndërtimin e spitalit “Nëna dhe fëmija”.
Në vendimin e AKK-së, të lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti është mbyllur për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, shkruan Kuçi në reagim.



