Duket se Agim Veliu ka marrë edhe një shkarkim të radhës, në këta pak muaj, shkruan Gazeta Blic.
Sipas disa publikimeve nga disa aktivistë të Lidhjes Demokratike, Agim Veliu, nuk është më kryetar i degës së kësaj partie në Podujevë.
Këtë post duket se tani e tutje do ta drejtojë ish-deputeti, Ekrem Hyseni.
Hyseni është zyrtarizuar edhe si kandidat i Lidhjes Demokratike për kryetar të Podujevës.
Këtë e ka marrë vesh Gazeta Blic nga burime brenda LDK-së.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e para një ore, ku janë zyrtarizuar disa kandidatura për kryetarë komunash.
Ndërsa, Veliu ka udhëhequr me degën e LDK-së në Podujevë për më shumë se dy dekada.
Ai kishte qenë kryetar i Podujevës për pesë herë radhazi.
Gazeta Blic ka provuar të flas me Veliun, por i njejti ka mbyllur telefonin, duke mos u përgjigjur në shumë thirrje të redaksisë.