Nënkryetari i LDK’së, kryetari i Podujevës për disa mandate, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij i ka humbur zgjedhjet.
“Ne i kemi humbur këto zgjedhje, ky është vendimi i sovranit”
Këto i ka thënë në një konferencë të përbashkët me kandidatin e LDK’së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin.
“Deri tash ka qenë fitues i të gjitha zgjedhjeve, ne besojmë që në çfarëdo procesi tjetër do të rikthehet. Ata e provuan, e pamë që VV nuk di të qeverisë, ata dinë të bëjnë propaganda, e të mashtrojnë, por qytetarët e Podujevës dhe Kosovës do ta shohin që VV nuk di të qeverisë”, ka thënë ai, duke shtuar se e njeh strukturën e Vetëvendosjes në Llap.
Ndërkaq kandidati për kryetar në këto zgjedhje nga radhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është në dorën e partisë të zgjedhë nëse ai do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme.