Agim Çeku përfundon intervistimin në Speciale

Përfundon intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar, pas ftesës që iu bë kohë më parë për intervistim, në cilësinë e të dyshuarit.

Ndryshe, Çeku në të kaluarën ka qenë kryeministër i vendit dhe ka shërbyer edhe si ministër i FSK-së.