Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, nesër do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi planifikohet të nisë prej orës 09:30.
Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN avokati Tahir Rrecaj.
Ndërkohë, vetë Çeku ia kishte konfirmuar KOHËS, më 3 shtator se nga Specialja ishte ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, kishte Çeku asokohe.