Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dhënë detaje për rastin e parë të infektuar me koronavirus në Komunën e Mitrovicës.
“E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK. Pas konsultimit me anëtarët e Shtabit Emergjent kemi marrë vendim për mbylljen e përkohshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen IKShP-ja”.
Bahtiri bëri thirrje që të mos bëhet panik.“Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë, ne nuk kemi nevojë për panik, sepse jemi komuna shembull për menaxhim të pandemisë së koronavirusit COVID-19. Kërkesa ime për juve është e njëjtë sonte, pra t’i zbatoni me përpikëri udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus”.