Afërdita Dreshaj bëhet nënë (Foto)

Modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është bërë nënë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl, kanë mirëpritur në jetë një djalë, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.

“Ne s’mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar modelja në instastory ku edhe publikoi fotografinë e parë të familjes së saj të vogël, njofton Klan Kosova.