1 mijë e 546 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 26 me dëme materiale.
Ndryshe, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 21 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.
