Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 119 persona nga virusi COVID-19.
Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 158 mijë e 651.
Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 771 raste të reja me koronavirus.
Ndërkaq, gjithsej janë 4 mijë e 489 raste aktive me këtë virus.