WhatsApp i ka kujtuar të gjithë përdoruesve se 15 maji është afati i fundit për të bërë update aplikacionin dhe për të pranuar kushtet e reja të përdorimit.
Ndryshimet lidhen kryesisht me mënyrën e ndërveprimit të bizneseve me klientët.
Që kur u njoftuan, në janar, ka pasur shqetësim në lidhje me mundësinë e rritjes së ndarjes së të dhënave me kompaninë e WhatsApp, Facebook, por kjo nuk do të ndryshojë.
Shumica e dy miliardë përdoruesve të aplikacionit kishin pranuar tashmë, sqaron kompania.
Ata që nuk e bëjnë këtë do të fillojnë të humbin funksionalitetin – duke filluar nga pamundësia për të parë listat e bisedave dhe duke përfunduar me marrjen e thirrjeve dhe mesazheve video – por asnjë llogari nuk do të fshihet.
Pas njoftimit në muajin janar, përdoruesit kërcënuan të bojkotojnë aplikacionin dhe platformat rivale si Telegram dhe Signal panë shkarkime rekord.
Por WhatsApp tha se kishte qenë viktimë e “keqinformimit”.
Në një postim të mëparshëm, WhatsApp tha se të dhënat që ndau me kompani të tjera të “Facebook” përfshijnë:
-numrin e telefonit dhe informacionin tjetër të dhënë gjatë regjistrimit (siç është emri).
-informacion në lidhje me telefonin e përdoruesve, përfshirë markën, modelin dhe kompaninë celulare.
-Adresa IP, e cila tregon vendndodhjen e lidhjes së internetit të përdoruesve
çdo pagesë dhe transaksion financiar i bërë përmes WhatsApp.
Por kjo nuk zbatohet në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku ekzistojnë ligje të ndryshme të privatësisë, shkruan BBC.