Adoleshenti nga Teksasi, Jackson Reffitt raportoi babanë në FBI për pjesëmarrje në sulmin ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan.
Babai i tij, Guy Reffitt, u arrestua më pas për pjesëmarrje në trazirat dhe sipas deklaratave të FBI-së, 48-vjeçari është i lidhur me grupe ushtarake ekstremiste. Gjatë arrestimit, policia gjeti dy armë në banesën e tij.
FBI e gjeti atë falë pamjeve të trazirave të lëshuara nga Fox News. Hetuesit kontaktuan 18-vjeçarin Jackson Reffitt i cili i ndihmoi ata të provonin dyshimet e tyre, shkruan newyorktimes.
FBI tha se i arrestuari Guy Reffitt pasi u kthye nga Uashingtoni dyshohet se kërcënoi fëmijët “Nëse më raportoni, ju jeni tradhtarë dhe e dini se çfarë ndodh me tradhtarët … Tradhtarët pushkatohen”.
Ai, ndërkohë, është akuzuar për hyrje të paligjshme në ndërtesën e Kongresit, pengimin e drejtësisë dhe kërcënimin e anëtarëve të familjes.
Adoleshenti nuk është më në shtëpinë e familjes dhe është në një vend të fshehtë nga frika e sigurisë së tij. Ai pretendon se thjesht donte që të dihej se babai i tij, kërcënoi të bënte “diçka të madhe”.
Pasi CNN publikoi një intervistë me të, Reffitt tërhoqi shumë vëmendje në Twitter që rezultoi në fushatën GoFundMe. Në vetëm katër ditë, ai mblodhi gati 140 mijë dollarë nga donacionet. /Telegrafi/