Adama Traore zyrtarizohet te Barcelona

Adama Traore është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Klubi katalunas e ka konfirmuar huazimin e anësorit të Wolvesit deri në fund të sezonit me mundësinë për ta blerë në fund të sezonit për 30 milionë funte. 

26-vjeçari do të prezantohet para mediave të mërkurën në “Camp Nou”.

Spanjolli ishte pjesë e akademisë së Barcelonës, dhe qëndroi në klubin përgjatë periudhës 2004-2015.