Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar se për çfarë është diskutuar në takimin e sotëm me kryetarët e degëve të LDK-së.
Sipas tij, në këtë takim është dakorduar për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës.
“Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje. LDK është e fortë, edhe sërish kemi me qeverisë! Vazhdojmë”.