Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka tentuar të sqarohet pse doli sot në fushatë në Podujevë, vetëm 9 ditë pasi doli pozitiv me Covid-19.
Abrashi është pyetur pse doli jashtë derisa me datën 18 doli pozitiv me Covid. Ai në një koment ka sqaruar se në izolim është futur me datën nëntë të këtij muaji.
Ndërsa sot, sipas tij, pas 17 ditës në izolim ka dalë në punë.
Sipas rregullave të OBSH’së, çdo person i infektuar me Covid-19 duhet të qëndrojë i izoluar për 2 javë apo 14 ditë.
Abrashi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se ka dalë me kandidatin e LDK’së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarin dhe ministrin Agim Veliu për të bërë fushatë.
Në postimin e tij Abrashi nuk e përmend fare se vetëm para 9 ditës kishte dalë pozitiv me Covid.