Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka thënë se partnerët koalicioni i kanë siguruar votat për Qeverinë Hoti dhe se mbledhja e Kuvendit ku do të votohet kjo qeveri pritet të mbahet shumë shpejt.
Në një konferencë për medie Abrashi ka thënë se koalicioni i ka votat dhe se mbajtja e mbledhjes është vetëm çështje procedurale.
“Po sa ka përfunduar takimi i Kryesisë së partisë dhe me deputetët e Aleancës kemi qenë të ftuar nga kryetari për ta na informuar për marrëveshjen definitive me LDK-në. Para medieve konfirmoj se kemi dakordim të plotë me mandatar Avdullah Hotin dhe janë dakorduar të gjitha temat e parapara. Mendojmë që nuk ka asnjë kufizim ligjor dhe pritet që së shpejti të thirret mbledhja ku do të votohet qeveria e re. Nuk ka dilemë se votën për qeverinë Hoti i kemi siguruar dhe shumë shpejt do të ftohet mbledhja në Kuvendin e Kosovës , votat i kemi dhe tas është çështje procedurale “, tha Abrashi.
Ai foli edhe për rolin e AAK-së në këtë Qeveri. “Emrat e të propozuar nga Aleanca janë që zëvendëskryeministër Besnik Tahiri, MPJ Meliza , Ramë Likaj MASHT dhe Selim Selimi Drejtësi dhe Blerim Kuçi dikasterin e Ekonomisë”, tha deputeti Gazmend Abrashi.