Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, i ka reaguar ashpër presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili sipas tij, po i then pikat e marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington.
Me anë të një postimi në Twitter, Haradinaj ka thënë se Kosova është shumë e shqetësuar me sjelljen destruktive të Vuçiqit.
Ajo ka përmendur një takim të presidentit serb, Aleksander Vuçiq me ambasadorin palestinez, të cilin e ka falënderuar për “parimin” për mosnjohjen e Kosovës.
“Kosova i ndjek me shumë shqetësim veprimet destruktive të Aleksander Vuçiqit, duke shkelur pikën 15 të marrëveshjes në Uashington. Sot, ai falënderoi ambasadorin palestinez për “principin e mos-njohjes së Kosovë. Për fat të keq, Serbia mbetet partner i jo i besueshëm”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.
#Kosovo follows w/ great concern destructive actions of @avucic breaching pt15 of #WashingtonAgreement brokered by @POTUS.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) September 15, 2020
Today he thanked #Palestinian Amb #Nabhan for the ‘principled stance on non-recognition of #Kosovo.”
Unfortunately, #Serbia remains an untrusted partner! pic.twitter.com/wGZOqBUQhO
Ndryshe, në pikën e 15-të të marrëveshjes së Uashingtonit, thuhet se Serbia pajtohet që të nënshkruajë një moratorium për ndalimin e fushatës së çnjohjeve të Kosovës.