Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar një marrëveshje të parimeve për ta mbështetur Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.Ministri Abrashi tha se kjo marrëveshje do të shërben që të ruhen vendet e punës në këtë sektor, duke dhënë garanci se në bashkëpunim me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, do të gjenden modalitetet që të mbështetet ky sektor.“Kjo marrëveshje do t’i ruaj më shumë se 6 mijë vende pune dhe 400 kompani që punojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës do të punojë me të gjitha operatorët ekonomik që t’iu del në ndihmë duke i ruajtur vendet e punës”, tha Abrashi.Abrashi tha se Ministria e Infrastrukturës do të marr të gjitha veprimet që të mbështes këtë sektor.Ndërsa, kryetari i Shoqatës të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ky veprim konkret i Ministrisë është një hap tutje në ruajtjen e shumë vendeve të punës.Vitin e kaluar, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, kishte liruar të gjithë këta operator nga rendet e udhëtimit dhe të gjitha taksat për tri vitet e ardhshme.