Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së që është mbajtur këtë të shtune, nuk është diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër në këtë subjekt.
“Në këtë mbledhje kemi diskutuar për kriteret që duhet të plotësohen për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e reja”.
“Gjithashtu, kemi diskutuar edhe për një hulumtim apo sondazh sa i përket pozicionit të LDK-së në këto zgjedhje. Sondazhet e qesin LDK-në shumë mirë dhe jo si është duke dalë në disa debate televizive dhe në rrjete sociale”.
Gjatë konferencës për media në këtë të shtune, Abrashi u pyet se si qëndron LDK-ja, pasi disa anëtarë të këtij subjekti në Ferizaj kanë kaluar tek Vjosa Osmani.
“Jemi shumë më shumë unik, nuk kemi asnjë breng. Nuk ka përçarje brenda LDK-së, jemi duke u mobilizuar edhe më shumë”, ka thënë Abrashi.