Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv.
Abrashi tutje ka treguar se nga hulumtimet në terren tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik.
“Tungjatjeta, Të dhënat tona dhe hulumtimet nga terreni, tregojnë për një rënie drastike dhe humbje besimi të një subjekti politik. LDK përndryshe ka një ngritje dhe trend shumë pozitiv. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë ” është shprehur Abrashi.