Abrashi: Kuvendi i ri zgjedhor mbahet brenda javësh, kryetarët e degëve mbesin në detyrë

Sekretari i Përgjithshëm i dorëhequr i LDK-së, Arban Abrashi, është deklaruar pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai ka thënë se kryetarët e degëve do të vazhdojnë të mbesin në detyrë deri pas kuvendit zgjedhor që do të mbahet, njofton KlanKosova.tv.

“Kryetarët e degëve mbesin në detyrë derisa të organizohet kuvendi. Kryetari do ta deponojë dorëheqjen në kuvend. Do t’i kemi dy-tre komisione, njëri nga ta do të jetë ai që do të merret me kandidaturat, kurse tjetri me mbarëvajtjen e procesit”, është shprehur Abrashi.

“Në mbledhje ka njoftuar se dorëheqja është e parevokueshme dhe nuk pretendon mandat tjetër. Mbajtja e kuvendit zgjedhor është çështje javësh”.