Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, tashmë ka arritur në lokacionin ku është caktuar të mbahet kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
Ai ka thënë për Klan Kosova se është i sigurt që gjithçka do të shkojë mirë.
“Jam i bindur që kuvendi zgjedhor do të shkojë mirë. Me rëndësi është që lidershipi të zgjedhjet në mënyrë demokratike. Rikthimi i LDK-së është çështje kohe dhe i pashmangshëm”, ka thënë Abdixhiku.
I pyetur nëse do të zgjedhet kryetar i partisë, ai është shprehur shkurtimisht se me rëndësi është që gjithçka të shkojë mirë.