Abdixhiku: Po t’i mbanim raportet mirë me SHBA-të gjatë kohës së Qeverisë Kurti, gjërat do të ishin ndryshe


Ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe një nga zërat më të përfolur për kandidat për Komunën e Prishtinës, ka thënë se prishja e raporteve me SHBA’në ndërroi situatën përgjatë qeverisë mes LDK’së dhe VV’së.

Abdixhiku, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se qëndrimi sa më afër Administratës Trump do të sjellte ndryshimin, raporton Gazeta Stop.

“Sa më larg që largoheshim ne nga Administrata Trump, aq më larg krijonim hapësira. Po të kishim relacion më të mire me SHBA, kishim perfaqesim me te mire me jashte, gjerat do te dukeshin me ndryshe. LDK kishte qenë pjesë e këtij ndryshe, ndryshimet më të mëdha të kohës ishin falë ministrave dhe zv ministrave të LDK”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka thënë se edhe vendimi i ish-kryeministrit Kurti për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, ishte i papranueshëm për LDK’në.